Ndonjëherë njerëzit kanë komplekse me emrine tyre apo mbiemrin duke qenë se është dicka që nuk e zgjedhim dot.

KJo gjë i ka ndodhur edhe këngëtares Gerta Mahmutaj, në këtë rast jo me emrin por mbiemrin e saj. E ftuar në “Kush vjen për drekë” bashkë me vëllain e saj, Klejtin, Gerta ka rrëfyer një ndodhi nga fëmijëria e saj ku ka treguar se është ndjerë në siklet që të thotë mbiemrin , duke qenë se mund të keqkuptohet lehtë.

“Kur isha e vogël, mbaj mend që ndërrova shkollë dhe ditën e parë të shkollës profesori pa që kishte një nxënëse të re. Më pyeti si quhesha. Unë i thashë: “Quhem Gerta”. Më pyeti dhe për mbiemrin por unë i thashë: “Mbiemrin s’ta them dot se më vjen turp”.”,- është shprehur këngëtarja.

Më herët Gerta e ka patur problem këtë gjë por me vitet e ka kuptuar dhe sot ndihet krenare për mbiemrin që mban.

Loading...