Teknologji

Kjo është makina më e veçantë Volkswagen (Foto)

vw_1482333140-6780435

Dy studentët francez, Valentin Fuchs dhe Pierre Jovenaux kanë projektuar dhe ndërtuar në 3D konceptin të cilin ata e kanë emëruar Volkswagen Varok. Ky koncept është një kombinim mes një Caravani dhe Pick-up.

Fuchs dhe Jovenaux deshën të projektojnë një veturë e cila shumë shpejtë dhe lehtë mund të konvertohet nga Pick-up në Caravan.

“Qëllimi i këtij projekti është të imagjinohet një veturë me të cilën Volkswagen do të mund të hynte në tregun australian, dhe fjala është për një Pick-up të ulët dhe të fuqishëm”, ka thënë Valentini, transmeton Koha.net.

Ata për krijimin e këtij projekti janë frymëzuar në modelin Vauxhall Maloo dhe Volvo V90, dhe përmes kombinimit të elementeve të tyre të veçanta ka rezultuar koncepti Varok.

vw-1_1482333100-3670186

vw-3_1482333101-3798765

vw-4_1482333101-4856172

vw-2_1482333100-8594194

vw-5_1482333100-4419993

To Top