Kjo është shqiptarja që shiste drogë

Rreth 4 vite më parë ajo po përpiqej të linte drogën, duke u trajtuar në një nga qendrat e kryeqytetit përmes terapisë mbajtëse me metadon.

Sot është një prej 26 të arrestuarve si pjesë e bandës së shpërndarjes së heroinës dhe kokainës në Tiranë.

Sonila Dinoshi ishte 17 vjeçe kur u përfshi për herë të parë në trafikun e drogës, sepse donte të shpëtonte nënën e saj të sëmurë, e pasi vuajti dënimin prej 3 vite e gjysmë burg, donte të largohej nga kjo rrugë.

Arrita të shisja drogë për dy vjet rresht. Atëherë u transformova. Nga një vajzë me një trup shumë të bukur, që mund të vishej bukur e të ekspozohej, fillova të vishesha si çun, sepse, duke marrë parasysh punën që po bëja, të mos i lija asnjeriu përshtypjen se unë isha një vajzë e lehtë për t’u përdorur”, – rrëfen 26­vjeçarja, për GSH.

Kur fillova të shisja drogë, fillova edhe të pija. Kur e kam parë mamin tim pas operacionit, u shokova dhe nuk dua ta kujtoj tani. Atëherë kam pirë për herë të parë. Kam pirë shtatë muaj rresht, e lashë, u kurova me metadon më pak se një vit. Kur dola nga burgu e fillova prapë, por u bëra pishman shumë shpejt. E kuptova që ishte diçka që nuk ia vlente të vazhdohej më tej…”.

Duke ditur që nënës i ngeleshin edhe pak kohë nga vdekja, vajza vendos të shkëputet nga shitja e drogës, por nuk mundi t’i shpëtonte dot policisë.

Mami vdiq më 5 tetor, unë jam arrestuar në 15 tetor, vetëm 10 ditë pas vdekjes së saj”.

Pavarësisht gjithçkaje, ajo sërish i gjeti forcat te vetja për të vazhduar përpara dhe jeta e deshi që të takohej dhe të dashurohej me një djalë.

Vetëm pak kohë pas njohjes, Soni ngelet shtatzënë, duke e konsideruar fëmijën që mbante brenda saj një dhuratë që po i bënte e pamëshirshmja jetë.

Por, babai i fëmijës nuk deshi kurrë ta ketë një të tillë, duke e detyruar që të mos e mbajë fëmijën.

Në luftë me drogën, tani Soni është duke rritur e vetme djalin e saj katër muajsh, të cilin e quan dritën e syve të saj.

 

Loading...