Nëse do të arrinte të mblidhet votat e mjaftueshme, vajza e kryeimamit të Kosovës, Naim Tërnavës, Refiqja do të bëhej deputetja e radhës në Kuvend me mbulesë.
Ajo ishte kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit në Kosovë, por nuk arriti të grumbullojë numër të mjaftueshëm votash. Refikja, sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të KQZ, u radhit poshtë në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, pasi mori vetëm 3720 vota, shkruan Indeksonline.
Ajo ishte një ndër më të përfolurat gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit, por kjo nuk ka ndikuar që ajo të marr votat e elektoratit për t’u bërë pjesë e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës. Megjithatë bëhet fjalë për vajzë të re dhe me perspektivë, e cila ndoshta do të provojë fatin edhe në zgjedhje tjera.

Loading...