Kuriozitete

Kjo grua sapo i ka humbur plot 250 kilogramë (Foto)

95712734-2663b373-e317-49ce-a7d6-c44d3959e426_1492690270-6728219

Një grua në Indi i ka humbur plot 250 kilogramë pas një operacioni, njofton spitali indian “Saifee”.

Sipas këtij spitali në Mumbai, Eman Abd El Aty peshonte plot 500kg dhe ishte gruaja më e rëndë në botë, transmeton Express.

Eman iu nënshtrua operimi bariatrik para dy muajsh.

Operimi u krye nga një ekip doktorësh të udhëhequr nga kirurgu bariatrik, Dr. Muffazal Lakdaëala.

Ky spital ka publikuar fotografi të Eman pas operacionit për të humbur peshë.

Operimi bariatrik, i njohur po ashtu edhe si operim për humbje peshe, përdorët si mjeti i fundit për t’i trajtuar njerëzit të cilët janë në rrezik për shkak të mbipeshës./Express/

95712736-36b23a67-433b-4857-998a-cc93b517e48d_1492690220-7035015 95712734-2663b373-e317-49ce-a7d6-c44d3959e426_1492690220-2634943 95048616-gastric-band464_1492690220-8037862

To Top