Maqedoni

Kjo mund t’u ndodhë vetëm ministrave të BDI-së: Ministria demanton ministrin Bilen Saliji!

bilent

Ministria e drejtësisë demanton se Ministri i drejtësisë, Bilen Saljiji në pres konferencën e sotme me rastin e 100 ditëve të qeverisë, ka deklaruar se po përgatitet propozim për ndryshim të Ligjit të PSP-së.

“Informacioni i saktë është se po punohet për përgatitje të Propozim-ligjit për mbrojtje të dëhsmitarëve. Në interes të informimit objektiv dhe të saktë, ju lusim ta publikoni këtë demant”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Ndryshe të gjitha mediume pa përashtim sot transmetuan deklaratën e ministrit Saljiji se PSP së shpejti do të bëhet pjesë e Prokurorisë Speciale. Jo që kemi diçka kundër BDI-së, sepse edhe ashtu i kanë punët llugë dhe nuk janë në situatë për t’i pasur inat, mirëpo në raste kur Ministria demanton ministrin, e pashmangshme është dilema se kush në të vërtetë e kontrollon resorin përkatës! Përgjigjen më së miri e din opinioni.

To Top