Lloji i pulave Ayam Cemani dallohet sepse ato janë të zeza si në pjesën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme. Puplat e tyre janë të zeza, sqepat, kthetrat, madje edhe mishi, eshtrat dhe të gjitha organet e brendshme janë të tilla.
I vetmi element jo i zi i këtyre shpendëve është gjaku, i cili ka ngjyrë të kuqe, siç është tek të gjithë kafshët, shpendët dhe njerëzit.Vetëm një pulë ‘Ayam Cemani’ arrin çmimin deri në 2 500 dollarë. Dana Cowin, kryeredaktorja e ‘Food & Ëine’, përgjigjet se kjo pulë kushton kaq shumë, “sepse është shumë elegante, e gjitha e zezë.Pupla e saj janë të zeza. Organet e saj janë të zeza. Mishi i saj është i zi.
Kështu që është shumë e veçantë, është një pulë e një race të rrallë”. Pula ka marrë emrin e një fshati (Cemani) në Java-n Qendrore.Për ngjyrën e zezë merita është e një tipari gjenetik i njohur si “fibromelanosis”, që është karakteristikë e ‘Chinese Silkie’, një lloj pule e zezë, tepër e çmuar në Kinë.

Loading...