Maqedoni

Klinika “Nënë Tereza”, reagon LSDM: qeveria teknike s’mund të firmosë marrëveshje

petre-shilegov-janevska-ilieva-694x400_5-640x369

LSDM ka reaguar ndaj firmosjes së marrëveshjes për ndërtimin e Klinikës së re Universitare në Shkup.

VMRO është opozitë e nuk mund të firmosë marrëveshje për projekte që do të ndërtohen nga Qeveria e re, thonë nga LSDM.

“Janë në vazhdim procedurat, transferi i Qeverisë është në rrjedhë, por Nikolla Todorov dhe VMRO-ja hynë në marrëveshje për ndërtim të Qendrës së re Klinike, e cila duhet të realizohet në të ardhmen. Qeveria me ingerenca teknike nuk ka të drejtë të nënshkruajë marrëveshje pak ditë para se të lëshojë pushtetin dhe se duhet t’i interesojnë nevojat e qytetarëve. Todorovi tashmë është opozitë. Ata atë klinikë e kanë premtuar në vitin 2012 dhe duhej të kishte përfunduar 2 janar 2017. Sot është 19 maj, kurse kjo klinikë ende ka vetëm gardh”,-  theksoi Petre Shilegov nga LSDM.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top