Historikisht të gjithë ata që kanë tradhëtuar një komb, të gjithë ata që nuk kanë qenë të mirë për popujt e tyre u është thurrur lavde nga të tjerët, për arsye se u kanë shërbyer me “dinjitet” të tjerëve e jo popullit dhe klasës politike që i kanë takuar.

Me sa duket historia po përsëritet tek ne shqiptarët nga brezi në brez dhe nuk mund të dalim asesi nga kjo “magji” historike.

Nëse në të kaluarën “kodoshllëku” ka qenë primarë për armiqët e shqiptarëve për të luftuar atdhetarët, sot “nënshtrimi” është alfa dhe omega që një shqiptarë i dëgjuar mos ti shërbej popullit dhe klasës së tij politike, por ti shërbej një orientimi tjetër politik.

Një ngjarje e ditëve të fundit po ngjason shumë me këtë histori. Përderisa, ministri aktual i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi që në fillim të mandatit të tij u bë i njohur në opinion jo për aftësitë dhe punën tij në shërbim të qytetarit, por për harxhimet maramendëse nga arka shtetërore për jetë luksoze, dreka, darka etj., ai po cilësohet nga kryeministri Zaev se po e kryen detyrën me rregull.

Kryeministri Zoran Zaev ditë më parë deklaroi se pretendimet për ndërrimin e zëvendëskryeministrit Hazbi Lika dhe ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nuk janë të sakta.

“Jam i kënaqur me punën që bën ministri Bekteshi”, kështu ka deklaruar kryeministri Zaev.

Zoti, Zaev atehërë a jeni të informuar se sa shoqata shqipatre të cilët kanë aplikuar për subvencione në Ministrin e Ekonomisë janë refuzuar vetëm e vetëm pse kanë prefiks shqiptarë, a jeni të informuar për tendere të ndryshme të cilët ministri i Bekteshi i ka bërë në katër sy dhe procedurën e ka zhvilluar vetëm formalisht.

Apo, z.kryeministër jeni i kënaqur se Bekteshi është vetëm një marionet e zv/kryeministrit tuaj të përkthelur për çështje ekonomike, Koço Angjushev, që për hyrë të së vërtetesë edhe ai si Bekteshi nuk është hiç imun ndaj aferave korruptive.

Nga këtu mund të konkludojmë se Bekteshi po luan rolin e një ministri “klish” të Angjushevit, i cili njohet si dështak tek shqiptarët. Dhe këtu vijmë tek fillimi i shkrimit tonë, “thurret lavde për ata që dëmtojnë popullin dhe partinë e vet”.

Nga ana tjetër, me këtë ministër më të dështuar shqiptarë të kryeministrit Zaev, në hall është edhe vet lideri i partisë së tij, Ali Ahmeti.

I miri i Zaevit dhe Angjushevit, siç mëson Zhurnal kritika të ashpërta ka pasur edhe nga kryesia e partisë së tij, për projekte të parezluzuara në viset shqiptare dhe në dobi të shqiptarëve për të cilën punë zaten edhe partia e tij e ka deleguar si ministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, e jo si ministër personal i Zaveit dhe Angjushevit.

Deri ku është puna e Korridorit 8, Z.Bekteshi?

Sa mjete keni ndarë për subvencione për shoqatat bjeshkatare shqiptare?

Sa subvencione nga Ministria e Ekonomisë shfrytëzojnë shqiptarët?

Cili është bashkëpunimi juaj me biznesin shqiptarë?

Sa Marrëveshje keni lidhur me Shqipërinë dhe Kosovën për të bërë shkëmbim më të madh tregëtar? Apo më shumë keni lidhë marëveshje me Serbinë dhe Bullgarinë?

Sa keni kontribuar ju si ministër që të sjellni ndonjë investim të huaj në Maqedoni?

Z.Bekteshi këto dhe shumë projekte tjera kërkojnë llogari nga Ju!

Edhe analistët politik dhe ekspertët ekonomik janë të mendimit se kur nje kryeminister maqedon lavderon punën e një ministri shqiptarë, bën të dyshohet për suksesin dhe punën e tij.

“Në qeverisje nuk ka lavde, nuk ka as të përkëdhelur.Në pyetje është meritokracia.Nuk mund të shpëtosh ministra të dështuar në një qeveri vetëmpse ata kanë lidhje të forta dhe nuk kanë rezultate.Kostoja është edhe për qytetarët, edhe për Qeverinë, por edhe për partinë që e përfaqëson një ministër i caktuar. Zaev nuk ka guxim të del dhe të thotë si mandatar se nuk më pëlqen puna e këtyre ministrave për t’i përmendur me emër e mbiemër ndërsa ai e di fare mirë se të dështuar të tillë ka edhe nga partia e tij, por edhe nga BDI-ja”, thonë analistët për Zhurnal.

Sipas tyre, nëse në këtë mes nuk ndërhyn Zaev që ka frikë nëse do të zgjasë ” jeta e qeverisë ” nëse bën rikonstruimin që është shumë i domosdoshëm kur dihen skandalet dhe dështimet e disa të tillëve deri tani, atëherë në këtë mes duhet të ndërhyjë edhe lideri i BDI-së z. Ali Ahmeti sepse në fund të fundit për një ministër ekonomie ta marrin apo mjedisi , kostoja do bie mbi të sepse në fund krejt gishtin do ta drejtojnë nga lideri integrist.

“Nuk humbet partia nëse e heq një ministër kur duhet të ikë dhe e mban për shkak të lidhjeve të forta , kur një parti përfiton nëse godet gjithë të dështuarit .Në fund të fundit funksionet e gjithësecilit janë të përkohshme dhe ne s’mund tua zgjasim jetën politike disa njerëzve që vendin se kanë në politikë.Në të njëjtën mënyrë duhet të veprojë edhe Zaev ,hic më tepër kur një hap më tej e ka në qeverinë e tij një Angjushev që poashtu nu është se meriton më te jetë aty”, nënvizojnë ata.

Loading...