Xherdan Shaqiri është duke treguar vlerat e tij te skuadra e Liverpulit, dhe mënyra se si ai po e bën këtë e ka mahnitur trajnerin Jurgen Klop. Në ndeshjen e fundit të luajtur sot “The Reds” fituan me rezultatin 4 me 1 përballë Kardifit dhe Shaqiri shënoi golin e tretë. Ndërsa pas ndeshjes Jurgen Klop është shprehur me fjalët më të mira për lojtarin me origjinë shqiptare.

“Unë nuk mendoj se dikush ka një ide për momentin se sa i mirë mund të jetë Shaq”, – tha trajneri gjerman. Më pas ai vazhdon dhe tregon se kur e ka njohur Shaqirin.

“Unë e kam njohur Shaqirin kur ishte 19 vjeç te Bajerni. Që atëherë, ai ishte tashmë një talent i jashtëzakonshëm. Shaqiri kishte një vit të mirë të parë. Vitin e dytë nuk ishte aq i mirë, por kjo mund të ndodhë.

 

Pastaj ai u largua, shkoi tek Interi dhe më tej te Stok Siti. Nënshkrimi me të ishte diçka logjike për Liverpul. Ai ka ende shumë hapësirë ​​për përmirësim dhe kjo është vërtet e mirë. Shaqiri na jep diçka të ndryshme”. – përfundon Klop.

Loading...