Klosi: Një pjesë e deputetëve janë të droguar

Fatos Klosi i pyetur se pse nuk u miratua neni për testin e drogës në ligjin e dekriminalizimit tha se deputetët e marrin drogën siç pinë njerëzit e zakonshëm duhanin. Ai nuk pranon të japë një shifër të deputetëve që ai mendon se janë të droguar. Ndërkaq, avokati Idajet Beqiri thotë se 84 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë janë të droguar.

Për Klosin, testi i drogës është një kërkesë absurde, pasi konsumimi i drogës është çështje personale. Ai thotë se deputetët e Kuvendit e pinë drogën si duhanin. Sipas Klosit, as Partia Demokratike nuk është e interesuar që të bëhet testi i drogës, pasi në radhët e saj ka deputetë që janë konsumatorë të drogës.

Ish-kreu i spiunazhit shqiptar thotë se kërkesa e PD për testin e drogës bëhet vetëm për të denigruar figurën e Ramës dhe Tahirin.

“Kjo është absurde! Pirja e drogës është personale për gjithsecilin. Ka shumë që e pinë drogën dhe janë më të zotë në punën e tyre sesa ata që nuk e pinë. E pinë siç pihet duhani. Deputetët demokratë, me kërkesën e tyre, kërkojnë të denigrojnë figurën e Ramës dhe Tahirit. Duan të thonë që Rama pi drogë, është i droguar etj. Por në fakt as PD nuk e do testin e drogës. E hodhën si kërkesë sepse e dinin që nuk do t’ju pranohej. As parlamentet e botës nuk e kanë këtë kusht, pse ne duhet të dalim ndryshe nga të tjerët?”, u shpreh Klosi. /Dita/Telegrafi/

Loading...