Kryesia e Vëllazërimit nga Kërçova po përballet me probleme të mëdha, pasi nga shiu i rrëmbyeshëm që ra ditëve të fundit në Kërçovë është përmbytur terreni i futbollit dhomat e zhveshjes e të tjerë. Me ujë janë mbushur edhe dhomat e zhveshjes, duke krijuar një situatë kaotike. Ende nuk është bërë e ditur se sa dëme materiale ka shkaktuar ky shi i madh.

Në ndërkohë, kryesia e klubit kërkon ndihmë. Në reagimin e tyre thuhet se gjatë vërshimeve të fundit KF vëllazërimi ka pësuar dëme të shumta materiale. Ja apeli i tyre:

“Apel për ndihmë! KF Vëllazërimi pas vërshimeve dhe përmbytjeve që ka pasur, ka pësuar dëm të konsiderueshëm material. Pothuajse gjithçka është dëmtuar, përveç mureve dhe themelit. Janë dëmtuar makineri, gardërobat e stërvitjeve dhe të ndeshjeve të futbollistëve, teshatoret, ngrohtësitë e ujit, instalimi i rrymës elektrike. Pra, ka dëm në total, përveç mureve.

Apelojmë për ndihme deri tek të gjithë mërgimtarët kërcovarë dhe tek të gjithë qytetarët që jetojnë dhe veprojnë në Kërçovë të ndihmojnë për përmirësimin e gjendjes së stadiumit dhe gjithcka që është e dëmtuar materialisht në objektin e KF Vëllazërimi!. K.F.”VËLLAZËRIMI”- Kërçovë, xhirollogaria: 270040340400142 Halk Bank. Kontakt tel. 070705758”.

Loading...