Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, duke komentuar vizitën e komisionarit evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, e ka quajtur atë mashtrues dhe premtues ordinerë që tani po brengoset për taksën 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja por nuk brengoset që gati 2 milionë qytetarë të Kosovës i ka lënë të mbyllur në një rrugë qorre, pa dalje dhe pa perspektivë.

KMDLNj thotë se Qeveria e Kosovës, jo që nuk duhet ta heqë taksën prej 100% por as që është dashur të takohet me Johanes Han derisa të mos merr garancione të prekshme dhe të matshme për liberalizim të vizave dhe mos ndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës, aq më parë që kjo vizitë është vazhdimësi e presionit , me kërkesë të Serbisë dhe në dobi të Serbisë.

“Edhe nëse Kosova e tërheq këtë taksë, nuk përfiton asgjë përveç se do të vendnumërojë duke thelluat ndasitë dhe luftën ndërpartiake”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Reagim i KMDLNj – së:

Presione të pashembullta dhe joparimore nga ai që na mashtroi për viza!

Qeveria e Kosovës, më në fund, me rritjen e taksës doganore për 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja ktheu vëmendjen e BE – së dhe shteteve tjera të cilat Kosovën dhe qytetarët e saj i trajtojnë si qytetarë të rendit të dytë duke i futur në geto, sikur dikur zezakët në Afrikën e Jugut.

Kosovës i ishin vënë kushte shumë më të rënda se shteteve tjera që kishin përfituar nga liberalizimi i vizave ndonëse në shumë fusha apo aty ku kërkoheshin kritere teknike, qëndronte dhe qëndron më mirë se shtetet përfituese.

Kosovës në vazhdimësi i premtohej perspektivë evropiane ( shkaku se gjeografikisht është pjesë e Evropës) kurse, në praktikë ia mbyllnin të gjitha rrugët duke i diskriminuar skajshmërisht qytetarët e Kosovës.

Po del qartazi se përmbushja e kushteve apo kritereve teknike për Kosovën kanë qenë vetëm mashtrim kurse arsyeja kryesore është përmbushja e kushteve politike përmes nënshkrimit të një marrëvesh jeje me Serbinë e që me urgjencë po e kërkojnë zbatuesit e standardeve të dyfishta, kërcënuesit dhe shantazhuesit, Frederika Mogerini dhe Johanes Han që po dalin të jenë manipulues ordinerë dhe karrieristë të papërmirësueshëm duke përdorur Vuçiqin, si fitues i këtyre bisedimeve dhe duke keqpërdorur Hashim Thaçin, si humbës të madh të këtyre bisedimeve!

Premtimet e Mogerinit dhe Johanes Han se në dhjetor do të vendoset për liberalizim të vizave është mashtrim i paturpshëm dhe manipulim me ndjenjat e një populli të izoluar e që ka rënë viktimë e këtyre mashtrimeve të pamoralshme.

Të gjithë raportuesit evropianë kanë deklaruar se Kosova i ka përmbushur kriteret e kërkuara për liberalzim të vizave duke kërkuar që të merret vendimi për liberalizim.

Tash, vendimi për të mos e futur në rend dite liberalizimin e vizave për dhjetor 2018 ngrit tensionet në Kosovë dhe asnjë klasë politike nuk do të jetë në gjendje të qeverisë si duhet pas këtij mashtrimi të paskrupullt dhe flagrant.

Natyrisht se përgjegjësia për këtë bie mbi BE – në që i mashtroi qytetarët e Kosovës ndërsa politikanët tanë kanë përgjegjësi se u mashtruan lehtë nga këto premtime duke vepruar në dëm të Kosovës dhe në disa raste , në dobi të Serbisë.

Johanes Han si mashtrues, premtues ordinerë tani po brengoset për taksën 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja kurse as që brengoset, edhe si kurtoazi që gati 2 milionë qytetarë të Kosovës i ka lënë të mbyllur në një rrugë qorre, pa dalje dhe pa perspektivë.

Taksa 100% është veprim politik i Qeverisë së Kosovës por i domosdoshëm dhe i nevojshëm, si për prodhuesit vendorë ashtu edhe për t’i ndaluar turrin e çmendur të Serbisë.

Tash është vonë të kërkohet reciprociteti në sjellje dhe mospengim të njëra – tjetrës kur Serbia e ka bllokuar Kosovën në të gjitha përpjekjet integruese, e ka paralizuar në planin ekonomikë duke e shndërruar në koloni përmes biznismenëve të poshtër shqiptarë që e dëmtojnë vendin për ineteresa personale dhe interesa të Serbisë, në mënyrë të turpshme po i blenë disa mini shtete ta tërheqin njohjen e Kosovës dhe po e destabilizon Kosovën përmes Listës Serbe.

Qeveria e Kosovës, jo që nuk duhet ta heqë taksën prej 100% por as që është dashur të takohet me Johanes Han derisa të mos merr garancione të prekshme dhe të matshme për liberalizim të vizave dhe mos – ndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës aq më parë që kjo vizitë është vazhdimësi e presionit , me kërkesë të Serbisë dhe në dobi të Serbisë.

Edhe nëse Kosova e tërheq këtë taksë, nuk pëfitpn asgjë përveç se do të vendnumërojë duke thelluat ndasitë dhe luftën ndërpartiake.

Premtimet e Mogerinit dhe Johanes Han se Kosova ka të ardhme europiane janë mashtrim, janë rrena të cilave nuk iu besojnë më as vet ata.

Qeveria e Kosovës e ka përkrahjen e qytetarëve për taksën 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe, pa fituar garanci të sigurta nuk duhet ta tërheq këtë masë.

Qytetarët e Kosovës, që e mbështesin Qeverinë e Kosovës nuk duhet t’i blejnë mallrat nga Serbia dhe Bosnja për aq sa Serbia të sillet në këtë mënyrë.

A ka gjë më të pamoralshme se kur Serbia dhe BE na shkelin të drejtat elementare të njeriut për liri të lëvizjes e në anën tjetër përmes kërcënimit dhe shantazhimit klasik na detyrojnë të blejmë mallra nga Serbia dhe Bosnja, me disponim me sjellje armiqësore ndaj Kosovës.

Loading...