Sulejman Mehazi

Isha i ri, i zjarrtë e i flaktë për art e kulturë, arti poetik për shpirtin tim ishte dëshira, lumturia e ideali më i lartë rinor. Në atë kohë poezinë e doja më shumë se studentet e reja të katedrës së Letërsisë në qytetin e Shkupit. Nuk do fillozofoj, po do t’i bie shkurt e qartë…. Sa mbaronin provimet e qershorit për shkak kushteve të vështira ekonomike, çdo herë gjatë pushimeve verore shkonim në Beograd për të punuar punë të rënda fizike. Në Beograd, daja im i respektuar Jakupi, ishte brigadier e punoja te ai për të siguruar paratë e shkollimit tim të më tutjeshme. Daja si për nipin, para miqve të tij serb më lëvdonte jo vetëm si punëtor, por edhe si student i mirë. Një ditë prej ditëve, miku serb Ljubisha, e pyet dajën për drejtimin e studimeve të mia, pa hamendje në vend të dajës me kënaqësi iu përgjigja unë se studioj Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë. “-A PA TO JE ŽALLOSNO, STUDIRATI KNIŽEVNOST TO JE NAJVEĆA BUDALLEŠTINE,” m’u përgjigj serbi. Jo vetëm që më preku pse studioj letërsinë, por m’u duk se më ofendoi gjuhën, kombin e shqiptarët. Sa më shumë që kalonin vitet e shoqërohesha me letrarë e poetë, aq më shumë më bindnin thëniet e Ljubishës, i cili e kishte kuptuar që në thelb letërsinë se është llakërdia e marrëzia më e madhe profesionale. -A s’është e vërtetë se shkrimtarët janë të çakërdisur e budallenj me veprimet e tyre njerëzore, letrare e artistike shprehin marrëzira e llakërdisje absurde jo njerëzore. -A s’është e vërtetë se shumica e shkrimtarëve janë me difekte të mëdhaja mendore, morale e kulturore; – A s’është e vërtetë se janë gënjeshtarë, të pasjellshëm e kryeneç; -A s’është e vërtetë se me artin e tyre shesin kulturë, a vet janë të pakulturuar; -A s’është e vërtetë se merren me gjëra të shenjta njerëzore, poetike-shpirtërore, a shpirti i tyre kryekëput kafshëror e fare jo njerëzor; -A s’është e vërtetë se për ata më shumë kanë vlerë dashnoret sesa gruaja dhe familja e tyre e shejtë; -A s’është e vërtetë se asnjëri me mendjen s’është normal por anormal; -A s’është e vërtetë se psikikisht e shpirtrisht janë të sëmurë, e sëmundjet e tyre mundohen t’i fshehin me anë të poezisë. -A s’është e vërtetë se janë të krisur, e duke shkruar mundohen të arsyetojnē veten se janë të mençur; -A s’është e vërtetë se shumica e poetëve s’janë poetë, e duke botuar shumë libra mundohen tē arsyetojnë veten se janë poetë. -A s’është e vërtetë se s’janë burra, por xhelozojnë e përgojojnë njëri tjetrin si ato gratë më të poshtra; -A s’është e vërtetë se s’janë të sinqertë, më shumë urrejnë sesa dashurojnë, mbahen miq të mirë, a ta duan të keqen, duan vetëm ata të përfitojnë para nga Ministria e Kulturës e të tjerët jo, vetëm poezia e tyre e pafrymëzuar ndoshta e vjedhur është e mirë, e të tjerëve jo. PRA, LETËRSI A SE KA KUPTIMIN E MARRËZISË APO LLAKËRDISË? “KNIŽEVNOST JE NAJVEĆA BUDALLEŠTINE”

Loading...