Maqedoni

“Koalicionet e frikës” nuk do ta ndihmojnë asnjë parti politike

zgjedhje-1_9718-696x464

Frika se rrezikohet ta humbë bastionin e saj, komunën e Çairit, partinë më të madhe shqiptare, Bashkimin Demokratik për Integrim ujërat po e çojnë që të del me kandidat të përbashkët me partnerin e koalicionit qeveritar, Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë, shkruan gazeta Lajm.
Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë këtë si hap të gabueshëm të partisë shqiptare dhe thuhet se në këtë marrëveshje ka edhe matematikat e veta dhe se BDI-ja do t’i kthejë hakun LSDM-së duke i dhënë përkrahje në ndonjë komunë tjetër.

21742120_10208375721225198_595551224_o

Ylber Murtezi, aktor, njëherit ish anëtar i BDI-së thotë se që nga themelimi i BDI-së, Çairi është njohur dhe ka qenë MIT BASTION për këtë parti.

“Hapat e ndërmarra nga kjo parti, që mbase deri dje edhe un kam qenë dhe kam kontribuar 16 vite të plota, janë hapat e FRIKËS. Shpeshherë mundohem që gjërat dhe devijimet t’i shoh prej anash dhe përtej murit dhe mos të shkoj me mur ne kokë. Por koalicionimi i BDI-së në Çair me LSDM-në është frika, euforia e trishtimit, humbja e busullës në oborr te vet s’e do humbet kjo komunë”, deklaroi Murtezi, për Lajm.

Ai shton se pavarësisht respektit që ka për kandidatin e BDI-së për kryetar të komunës, njeri i pastër, i çiltër si loti, fenomeni i votuesve shqiptar është që të votohet partia. Dhe në këtë rast votuesit shqiptar kur i përmend BDI-në është njëlloj sikur ti përmendësh DJALLIN.

“BDI është në gjendje të bëjë koalicion jo vetëm me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë, por edhe me Djallin vetëm e vetëm të fitoj këtë komunë. Sepse suksesi i BDI-së dhe zonës 2, ku 16 vite ka qëndruar në Qeveri, pikërisht është m’varur nga kjo komunë dhe nga zona 2. Por është tepër vonë meqë sipas mendimit tim, lëre që do humbet Çairi, po BDI do humb edhe Likovën edhe dy komunë tjetër shumë me rendesi”, tha Murtezi

Murtezi përfundon deklaratën për “Lajm” duke thënë se humbja e Çairit nënkupton edhe humbjen, shuarjen e BDI-së

14183687_1218691318188899_5968095283849754892_n

Politologu, Xhenur Iseni është i mendimit se në BDI momentalisht mbizotëron frika deri në palcë se do ta humbin bastionin e tyre të përhershëm ÇAIRIN.

“Tani po zhvillohen pazarllëqe me LSDM-në që kjo e fundit të mbështetë kandidatin e tyre në Çair në këmbim të ndonjë komune tjetër. LSDM në zgjedhjet e fundit mori shumë vota shqiptare në Çair si shkak i dështimit të BDI-së në këtë komunë, por nëse Zaev jep urdhër që të mbështetet BDI në Çair, kjo do të jetë vetëvrasje për të sepse shqiptarët nga dëshpërimi dhe urrejtja ndaj BDI-së, e votuan LSDM-në”, deklaroi Iseni për Lajm.

Ai vlerëson se me këtë veprim LSDM do humb te elektorati shqiptar në Çair, por prapë mendoj se këto vota nuk do të kanalizohen në BDI.
Zëvendës-kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani në pres-konferencën e disa dite më parë të mbajtur në sheshin “Skenderbeu” deklaroi se bisedimet me LSDM-në për kandidat të përbashkët në komunën e Çairit janë duke u zhvilluar në frymë pozitive.

To Top