Nuk ka asnjë marrëveshje ndërmjet partive të koalicionit qeveritar dhe partive opozitare.

Burime të afërta me partitë qeveritare, demantojnë raportimet e sotme të mediave, se ka përafrim të qëndrimeve dhe negociata me AAK-në.

“Nuk ka pasur asnjë zhvillim mes partive të koalicionit me AAK-n apo ndonjë parti tjetër opozitare. Ne mirëpresim çdo iniciativë për diskutim apo debat rreth dy çështjeve të shumëpërfolura, si Asociacioni dhe demarkacioni, por vetëm në Kuvendin e Kosovës dhe në institucionet e shtetit dhe assesi ky debat nuk do të zhvendoset në rrugë apo diku tjetër”, thotë ky burim për Telegrafin.

Sipas tij, partitë e koalicionit apo Qeveria nuk mund të merren me spekulime mediale dhe ato mbesin të përkushtuara për zgjidhjen problemeve politike vetëm në Kuvendin e Kosovës.

 

Loading...