Më 23 gusht 1978, 40 vite më parë lindi në Filadelfia ai që do të shndërrohej një ndër më të mirët e historisë së NBA, Kobe Bryant.

Ka fituar gjithçka në karrierë dhe u bë legjendë e Los Angeles Lakers, skuadër që ka tërhequr fanellat me numër 8 dhe 24, të cilat i ka veshur Kobe.

Në palmaresin e tij numërohen 5 tituj kampion në NBA, dy medalje të arta olimpike, një MVP i sezonit dhe MVP të finaleve. Gëzuar ditëlindjen Black Mamba!

Loading...