KOCIAS SOT NËNSHKRUAN LETRAT QË DO T’I DËRGOJË NESËR NATO-S DHE BE-SË

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocias dot pritet të nënshkruajë, ndërsa nesër në mëngjes do të dërgojë letrat në adresë të BE-së dhe NATO-s, në të cilat do të theksohet se Greqia nuk do të kundërshtojë për integrimin evropian dhe euro-atlantik të Maqedonisë.

Kocias ka thënë se pa qenë i obliguar, i ka dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në të cilën e ka njoftuar me kushtet që i parasheh vetë marrëveshja.

Këshilli i BE-së për Punë të Përgjithshme të hënën dhe të martën do të shqyrtojë fillimin e negociatave inkuadruese të Shqipërisë dhe të Maqedonisë.

Kryeminsitri Zaev pret që mbështetja për negociata inkuadruese do të arrijë nga të gjitha vendet – anëtare të BE-së e madje edhe nga Franca. I shoqëruar nga delegacioni qeveritar, më 26 qershor do ta vizitojë zyrtarisht Austrinë, ndërsa më 27 qershor do të vizitojë Poloninë. /SHENJA/

Loading...