Aktuale

Kocijançiq komenton idenë e Ramës dhe Thaçit për Shqipërinë e Madhe

Z--dh--n--sja-e-Komisionit-Evropian-Maja-Kocijan--iq-480x248

Pas deklaratës së Presidentit Hashim Thaçi se mbyllja e dyerve për Kosovën në Bashkimin Europian, dhe reagimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet, reagime të shumta ka pasur edhe nga qeveritarët në Serbi, të cilët thanë se ideja e Shqipërisë së Madhe mund ta përshkallëzojë situatën në Ballkan.

Mirëpo, për të gjitha këto zëdhënësja e Mogherinit, thotë se Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë europiane dhe se po punohet në parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal.

Deklaratat e liderëve në Tiranë dhe Prishtinë kur flitet për bashkim, në Bruksel shihen edhe si dëmtim i raporteve të mira ndërmjet vendeve fqinje në këtë rajon.

Maja Kociançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka thënë shkurt për Radion Evropa e Lirë se Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane dhe se në këtë drejtim punohet me të gjitha vendet partnere në rajon, bazuar në parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top