Kocijançiq: Ndjekim nga afër zhvillimet për emrin

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq në një deklaratë për të përditshmen greke Etanea thotë se Brukseli po ndjek zhvillimet për çështjen e emrit të Maqedonisë. “Mirëpresim progresin që është bërë dhe vazhdojmë të ndjekim zhvillimet”, tha Kocijançiq. Ajo kujtoi se në prill Komisioni Evropian pritet të publikojë raportin vjetor të progresit për vendet kandidate të BE-së duke përfshirë Maqedoninë, dhe theksoi se për Komisionin, ajo që është veçanërisht e rëndësishme është ruajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Loading...