Ndërsa, Kosova po e bën një betejë dhëmb për dhëmb me Serbinë për anëtarësim në UNESCO, përkatësisht të një lufte të pakompromis të miqve tanë, SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, por edhe të Shqipërisë përballë Rusisë dhe Serbisë.

Më të pakënaqurit në këtë situatë duket të jenë ata shqiptarë që fatin e tyre e mbajnë të lidhur me atdheun, edhe pse si duket ky grupim njerëzish, gjendet gjithnjë e më pak, për shkak të shkapërderdhjes që ia ka shkaktuar presioni i kohës, modernia dhe mbi të gjitha varfëria me presionin për të ndryshuar identitetin nga shqiptarë në kosovar.
Por, a ka ardhur Kosova para dy alternativave tejet negative për vendin dhe të ardhmen, rrëzimit të mureve të qeverisë apo të fuqizimit të kësaj qeverisje që po shemb ditë për ditë muret me Serbinë?! Nëse janë më të rëndësishme muret e Qeverisë se sa muret e Serbisë le të rrojnë.
Brenda mureve të qeverisë do të hyjnë e dalin mijëra qeveritar, ndoshta edhe vetëm për një dekadë, të majtë e të djathtë, bukëpërmbysës të shqiptarisë dhe bile edhe të perëndimit, por ajo nuk do të jetë kurrë shqiptare, nëse po rrënohen përfundimisht muret me Serbinë, dhe nëse Kosova po bëhet gjithnjë e më shumë Serbi sesa Shqipëri. Kjo ishte dhe është në kundërshtim me të gjithë etërit e nacionalizmit shqiptar, dhe me etërit e shteteve shqiptare.
Ishte Lëvizja e presidentit Rugova, që dikush nga armiqtë më skërmitës, nuk ngurron ta quajë edhe despot, që e nxori Kosovën nga kthetrat dhe çfarëdo lidhje me Serbinë. Ai refuzoi edhe dhënien e çfarëdo trashëgimie apo kompetence të veçantë në monumente, fetare apo kulturore, duke e pasur të qartë se trashëgimia nuk është serbe, pse manastiret si i Deçanit, i Graçanicës ishin të krijuara, ndërtuar dhe madje të shfrytëzuara edhe nga shqiptarët ortodoks, më shumë se nga vetë serbët! Pra, për Rugovën Kosova ishte në UNESCO me imanencën e saj.
Rugova ishte kundër decentralizimit para njohjes ndërkombëtare të Pavarësisë, apo njohjes formale siç e ritheksonte në vazhdimësi.
Po, pse tani e tërë gjendja është e padurueshme, dhe të gjithë lemerisim prej saj, por sikur asnjë nuk përgjigjemi në pyetjen se si erdhëm këtu, si u katandisëm!?
Ne nuk mund të urojmë, as vrasje, as shembje muresh, por assesi dorëzimin e Kosovës para Serbisë! Ka ardhur koha që shqiptarët të zgjedhin një alternativë të re, se si do ta krijojnë këtë është vështirë të shihet e parathuhet.

Papërgjegjësia

Ndërsa, Gjermania thotë se do të kthejë rreth 100 mijë shqiptarë që kanë kërkuar azil së fundi, në Kosovë ende askush nuk është marrë në përgjegjësi, për ikjen masive të më shumë se 100 mijë shqiptarëve.
Kosova po vazhdon të zbrazet pavarësisht kthimit masiv që pritet të ndodhë.
Por, nëse llogariten edhe ikjet që kanë ndodhur para vjeshtës së 2014-ës, atëherë del se mbi 150 mijë shqiptarë e kanë lëshuar vendin apo rreth 7-8 % e popullit shqiptarë në Kosovë.

Dosjet

Qeveria e Kosovës dhe legjislacioni të dala nga zgjedhjet e fundit, as që e kanë në mendje dhe as në debat të diskutimit të dosjeve, përkatësisht të nxjerrjeve të një ligji për lustrimin.
Por, pavarësisht të gjithave këtyre shqiptarët duhet ta kenë vetëm një qëllim aktual, ta krijojnë situatën për spastrimin nga figurat e inkriminuara. Pra, ka ardhur koha me ik nga politika, ata që kanë tradhtu dhe kanë vra! I. Morina

Loading...