Plagën nuk po ia shëron koha.

Kanë kaluar dy vjet nga vërshimet e vitit 2016 në Hasanbeg të Shkupit, por familja Fejzullahu atë ditë e kujton si sot dhe nuk po mund t’i mbajë dot lotët. IsufFejzullahu, humbi djalin e tij Furkanin, dhe mbesën Elifen16 muajshe.

Ende është e flaktë dëshira e Isufit për të gjetur trupin e mbesës, e cila nuk u gjet sot e kësaj dite.

“Sot i bënë dy vjet, për Furkanin prej atëherë kur e varrosëm, mu rehatua shpirti, por sot e atë ditë ………. veç për Elifin. Ta kisha gjetElifin edhe më…asgjë, s’mund të flasë. Elifi ka qenë një fëmijë i veçantë,janë edhe dy fëmijë tjerë, por Elifi ka qenë fëmijë i veçantë, llafazane, 16 muaj ka pas mundohej të flas, dhe qeshte“ deklaroi Isuf Fejzullahi.

Furkani bashkë me gruan dhe Elifin, ditën e vërshimeve ishin nisur për ngushllime tek disa familjarë.

Deri sa po ktheheshin në shtëpi shiu i rëmbyeshëm kaploi edhe veturën e tyre.

Xhemuli, vëllai i Furkanit, tregon bisedën e fundit me vëllain e tij në viber.

“Kemi qen në kontakt prej se kur filloi moti i keq, ai shkoi për të pa në Butel bashkë me gruan dhe Elifin vajzën e tij. Kontaktonim, ose përmes viberit, ose përmes mesazheve, ndonjëherë nuk kishte edhe sinjale. Vëllai im ka pasur edhe disa shpezë që është kujdesur, prej atje më shkroi që të kujdesem për zogjtë e vegjël dhe pulat” deklaroi Xhemul Fejzullahu.

Nga vërshimet në rrethinën e Shkupit 2 vjet më parë humbën jetën 22 persona dhe mbi 5 mijë shtëpi u dëmtuan dhe u bënë të pabanueshme.

Loading...