Koka paralajmëron zgjidhje të problemeve për fshatrat Brezë, Malinë dhe Tanushë

Pa rrugë, pa ambulancë dhe pa shitore, thjeshtë të lënë në mëshirë të Zotit. Kështu duket fshati Brezë i Karadakut të Shkupit. Me gjithsej 30 shtëpi dhe rreth 100 banor, i ndarë tërësisht nga qytetërimi, banorët e këtij fshati, burim të vetëm të ekzistencës e kanë bujqësinë dhe blegtorinë. Por viteve të fundit, banorët e Brezës, kanë filluar të largohen, sepse ndjejnë që janë të lënë pas dore nga institucionet e shtetit.

“Këtu rrugë s’kemi. S’kemi ambulancë, as mjek, këtu kushtet janë të vështira. Kemi pasur edhe raste emergjente ku ka pasur edhe të vdekur. Deri atje i kemi dërguar me barele edhe në shpinë. Ndihmën e parë e kemi thirrur por asnjëherë nuk kanë ardhur për shkak të rrugës së keqe”, thotë banori i fshatit Veli Bajrami.

Ndërsa Mejdi Bajrami dhe Liridon Bajrami nga fshati Brezë shprehen:

“Pika e parë, është se tek ne ambulanca nuk punon, mjeku nuk vjen; mua pikërisht më ndodhi para dy jave, kur i kam thirrë, por nuk erdhën. Më thanë nëse do të vish deri në Shkup… Unë i thash nëse e sjelli… atëherë, më mirë vij vetë. Kushtet janë shumë të rënda, kurrkush s’po na “

“Mjekët që deri tani kanë ardhur këtu, kanë ardhur vetëm për të matur tensionin e gjakut, asnjëherë nuk kanë sjellur barna këtu”.

Por me vendimin e Qeverisë, Shtëpia e shëndetit në Bit pazar, do të punësojë 75 pjesëtar të stafit mjekësor. Do të hapen 3 pika të ndihmës së shpejtë, për tri komuna të Shkupit, dhe atë për Sarajin, Petrovecin dhe komunën e Cucer Sandevës.

“Qëllimi i kësaj është sa më shpejtë, të zvogëlojmë kohën e arritjes tek pacienti dhe kohën e mbarimit tek pacenti, ku kanë nevojë për ndihmën e shpejtë. Deri në fund të këtij viti do ketë punësime, dhe nga janari do të fillojmë një trajnim një-mujor, pasi të kthehen nga shkurti këto do të fillojnë me punë.”-thote Besim Koka, drejtor i poliklinikës së Bit pazarit

Fshati Brezë, tani me ardhjen e stinës së dimrit do të shkëputet tërsishtë nga civilizimi dhe hyrje – daljet nga ky fshat nuk do të jenë të mundura deri para pranverës. Gjatë kësaj periudhe, ndonjë herë pa mësim do të ngelen edhe fëmijët, me që arsimtarët e shkollës, nuk e kanë të mundur të ngjiten në këtë fshat malor.largea_download-11442467034

Loading...