Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 14 vite burg Valentina Tufën për trafik ndërkombëtar të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian.

 

E njohur ndryshe edhe si “tezja e kokainës”, Tufa ndodhet e arrestuar në Kosovë, çka do të thotë se Krimet e Rënda në Tiranë dhanë vendimin në mungesë. Ajo u arrestua pas një operacioni të përbashkët mes policisë së Shqipërisë dhe Kosovës, ku u sekuestruan edhe 22 kg kokainë e 207 kg kanabis. Valentina Tufa ka udhëtuar në tre kontinente brenda një muaji.

E dyshuar si “truri” i një rrjeti trafiku heroine dhe kokaine nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian, ajo rezulton se në harkun kohor të më pak se një muaji, ka bërë të paktën shtatë udhëtime në disa vende të Europës, në Kinë, Australi dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Loading...