Kokainë për turistët e Costa Smeralda në Itali, prangoset edhe një biznesmen shqiptar

Një rrjet italo-shqiptar është shkatërruar gjatë ditës së sotme në një operacion të policisë italiane në Olbia, Itali. Siç shkruan ANSA janë 8 urdhër-arreste që janë lëshuar nga prokuroria italine, nga të cilët 6 persona janë vënë në pranga.

Mes të arrestuarve mësohet se është edhe Dashamir Hoxha, 40 vjeç, pronar i një ndërmarrjeje pastrimi në Olbia. Këta persona akuzohen se shisnin drogë për turistët e Costa Smeralda në Itali. Të arrestuar janë edhe Massimiliano Masala, Barbara Azzena, të moshave 50 e 44 vjeç. Dashmir Hoxha, 40 vjeç, Alessandro Proietti, 38 vjeç, Stefano Chianese, 48 vjeç.

Dy persona të tjerë janë të moshave 39 dhe 43 vjeç, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur për arsye hetimi. Hetimet për këtë operacion kishin nisur që në fillim të vitit 2015.

Loading...