Andi Krasniqi i njohur si Komandant Malisheva, për herë të dytë është prononcuar përmes një letre publike brenda vetëm 24 orëve. Kësaj radhe ai i është përgjigjur deputetes së LDK-së Hikmete Bajramim, e cila ka kritikuar qeverinë kosovare për shkak se ka ndarë ndihma për familjarët e pjesëtarëve të vrarë dhe të arrestuar të Grupit të Kumanovës, transmeton Gazeta Lajm.
Më poshtë u sjellim të plotë letrën publike shkruar nga Komandant Malisheva:

Reagim si kundërpërgjigje ndaj deklarimit të Hikmete Bajramit, deputete e LDK-së Hikmete Bajrami po flas në emër të gjithë shokëve. Sinqerisht nuk habitem se dora e zgjatur e Serbisë akoma është aktive në Kosovë përmes njerëzve si ju.
Po të pyes a i ke pyet shefat tu se do deklarohesh se ne jemi të akuzuar e dënuar për terrorizëm, sepse ata shefat tu ishin në pushtet kur ndodhi kjo ngjarje dhe ata na mbrojtën me dinjitet duke thënë në deklaratat e tyre se, kushdoqoftë që mundohet me ua vu nofkën e terrorizmit gabohet rëndë dhe se ky është orkestrim i qarqeve sllave. E ti sot del dhe kundërshton ndihmën institucionale të Kosovës për qytetaret e saj. A i ke pyet shefat tu në partinë tënde e kolegët tu deputetë, që edhe disa prej tyre kanë qenë të informuar për mobilizimin ushtarak dhe na kanë përkrahur e na kanë motivuar me i kap pushkët? Mati fjalët e konsultohu me kolegët tu para se të deklarohesh për diçka që nuk din. Te flasësh për njerëz qe nuk i njeh, hyn në borxh e për këtë do japësh përgjegjësi. Të gjithë e dinë, edhe fëmijët, se sllavët janë armiq tanë dhe na quajnë terroristë, e ti vetveten po e njollos me atë fjalë. Neve janë mundu me na njollos se kinse kemi lidhje me ISIS, kinse për para, e lloj-lloj njolle, por nuk ka fuqi askush ta bëjë një gjë të tillë, përveç tradhtarëve e argatëve të sllavëve serbo-rusë.

Loading...