Pas kampanjës së shefit të kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi dhe dhe disa “mohikanëve të guximshëm” të BDI-së se lideri i tyre qenka po aq i guximshëm sa edhe vetë ata, një ndër ushtarët më të shquar të luftërave çlirimtare kombëtare Mirsad Neziri i njohur edhe si Komamdant Shkupi, ka një porosi për ish-tifozin e Sllogës:

O Artan, guximtarët nuk veshin xhaketa antiplumb. Ali Ahmeti nuk guxon të shkojë as në Kumanovë, as në Kosovë, e as në ndonjë vendbanim shqiptar pa autoblinda dhe truproje të armatosur.
O Artan, “lideri yt historik” që ti po e lavdëron për interesat e tuaja personale, nuk ka më asnjë kredibilitet në mesin e shqiptarëve.
O Artan, do vjen dita kur “lideri yt historik dhe guximtar” do të duhet të japë llogari para drejtesisë për pazaret e ndyra që ka bërë, sa anti kombëtare aq dhe anti njerëzore. Ju fitoni tendera në emrin e gjakut tonë o Zoti ju marroftë! Perfundimisht, drejtesia nuk do të harroje edhe ty; një ditë do të trokase edhe në derën tënde. Rrak tak tak – O Artan, WAKE UP!!”/fakte.net

Loading...