Komandant, të harruan!

MefailIsmailiMefail Ismaili.

Komandant, të harruan të gjithë ata që ishin të gatshëm të flenë edhe në pragun e shtëpisë tënde, vetëm që të dëshmohen në opinion se ti je shoku i tyre, dhe që të përfitojnë tek komuna, partia apo në të gjitha institucionet e shtetit, ata që atëherë nuk kishin as rrogë mujore, e tani nuk ua dinë fundin milionave.

Kushtuar Nuri Mazarit – Komandant Strugës

KOMANDANT, 10 VJET PAS VRASJES, të kujtuan vetëm familjarët, bashkëfshatarët dhe miqtë më të dashur.

Por të harruan, me të vërtetë të harruan, shumica e atyre që shfrytëzuan veprën tënde heroike dhe gjakun e derdhur, vetëm për interesa personale.

Të harruan të gjithë ata zuzarë që në çdo hap tëndin pas luftës, në Dollogozhdë, Strugë, Shkup, dhe në Kosovë e Shqipëri përpiqeshin të jenë sa më afër teje, të krenohen se je shoku i tyre, të gjithë ata që me emrin tënd përfituan para, biznese dhe poste qeveritare.

Komandant, të harruan të gjithë ata që ishin të gatshëm të flenë edhe në pragun e shtëpisë tënde, vetëm që të dëshmohen në opinion se ti je shoku i tyre, dhe që të përfitojnë tek komuna, partia apo në të gjitha institucionet e shtetit, ata që atëherë nuk kishin as rrogë mujore, e tani nuk ua dinë fundin milionave.

Për dhjetë vite me radhë, Komandant, të harruan edhe ata që duke u krenuar me veprën tënde dhe me gjakun tënd, u bënë ministra, deputetë, kryetarë komunash, drejtorë dhe shefa me sekretare e shoferë.

Të harruan edhe ata që përmes gjakut tënd të derdhur, u bënë pushtetarë dhe me paratë e bashkëkombasve të Tu, ndërtuan kopshtin më të madh zoologjik në Maqedoni, duke vendosur lloj-lloj kafshësh nëpër kryeqytet, lloj-lloj heronjsh të shpifur, që deri dje as emrat nuk ua kanë ditur, ndërsa me mish e me shpirt përpiqeshin që në gjykatë të mos dalë e vërteta për vrasjen tënde.

Por, komandant, e kanë harruar edhe shtatoren tënde në podrumi shtëpisë, e cila është e donuar nga më të dashurit e tu dhe jo nga shteti dhe vetë ata. Shtatoren të cilën baba Nazim, nëna Gjilisha, vajza Shqipdona, nusja Vlora, vëllezërit e tu, por edhe të gjithë familjarët, shpesh e qajnë me lot.

A e din pse ta harruan komandant?!, sepse ashtu siç e pranoi edhe vetë daja Fazli, i cili gjatë patronatit të shkollës që mban emrin tënd në fshatin Dollogozhdë, për të mos i prishur marrëdhëniet me partnerët e koalicionit qeveritar. Për të cilën arsye druante të vijë edhe tek varri jote.

Po Nuri, po, të harruan sepse u erdhën të mira kolltukët, bizneset, milionat dhe luksi.

Por nuk habitem nëse të gjithë ata që deri sot të kanë harruar, nesër, më 11.07.2015 kur do të shënohet 10 vjetori i rënies tënde, të paraqiten tek shtëpia jote, varri ose në sallën ku do të mbahen aktivitetet për të nderuar veprën tënde.

Por arsyeja pse do të vijnë dihet, për të marrë ndonjë pikë politike më tepër. Se tash u duhet më shumë se kurrë!

Mirëpo, nëse të harruan ata, nuk do të thotë se Ti me të vërtet je i harruar Nuri, ti dhe veprat e tua janë gjallë dhe do të mbesin gjithmonë gjallë në mbarë shqiptarinë.

Ty asnjëherë nuk të harron, familja, miqtë e vërtetë, Dollogozhda, Struga dhe Medvegja, Presheva.

Ty o Komandant nuk të harrojnë shqiptarët e vërtetë!

Lavdi për veprën tënde Komandat, qoft i përjetshëm kujtimi për Ty!

 

Loading...