Komandantët e rrejshëm janë zhytur në luks, ish ushtari i UÇK-së ka nevojë për ndihmën tuaj (Video)

Deri sa komandantët e rrejshëm të UÇK-së bëjnë jetë luksi dhe assesi të ngopen, ish ushtarët e vërtetë të UÇK-së po jetojnë në kushte mizore. Një prej tyre është Rexhep Memedi. Ai nuk u frikua të marrë pushkën dhe t’i bashkëngjitet UÇK-së për të mposhtur armikun. Mirëpo sot Rexhepi po e humb luftën me varfërinë. Tre anëtarë të familjes së tij janë të sëmurë, prej të cilëve në gjendje më të vështirë është bashkëshortja e operuar 6 herë. Kjo familje ka nevojë për ndihmën tuaj, kurse detajet se si mund t’i ndihmoni i gjeni në videon më poshtë. Shpërndajeni që sa më shumë njerëz humanë të informohen për këtë rast dhe të japin kontributin e tyre.

Loading...