Kulturë

Komedia “Kripë Deti” e regjisorit Nehat Memeti, fiton çmimin kryesor në Festivalin e Dibrës (Foto)

nehat kripe deti

Komedia “Kripë deti”, e regjisorit Nehat Mehmeti realizuar në Teatrin e Tetovës,  ka fituar Çmimin kryesor në Festivalin teatror në Dibër. Ëhstë një çmimë më se e meituar nga kjo shfaqje që karakterizohet me një lojë aktoriale kreative, dinamike e mbushur me shumë situata komike të projektuara me sens nga regjisori i shfaqjes, Nehat Memeti.

“Unë i përgëzoj të gjithë ata që ishin pjesë e këtij projekti dhe që e dhanë kontributin e tyre për ta arritur një sukses të tillë. Suksesi është i përbashkët, kurse për mua është një motiv shtesë që të vazhdoj me punën time si regjisor”, deklaroi regjisori Mehmeti, duke vendosur theksin për meritat edhe te ekipi i aktorëve Linda Shabani, Azra Sallahi, Burhan Amiti dhe Elmir Sejfullau, të cilët kanë treguar një performansë para publiku tetovar, që do të mbahet mend gjatë kohë.

Jurisë së festivalit i ka bë përshtypje interaksioni dinamik me publikun, që sjell shfaqja “Kripë Deti”, ku publiku bëhej pjesë e këtyre situata sa të rēndomta po aq magjike për komedinë si zhanër. Një komedi e pranuar mirë nga publiku, e projektuar me kreativitet regjisorial dhe me lojë tipike të mishëruar me gjithë atë që përfaqēson komedia: një shmangie, një situatë aksidentale, një përkim i beftë, një doskurs i sinqertë që prodhon shkëputjen nga normalja dhe futjen në botën e komikës…

nehat

Regjisori i njohur, Nehat Memeti

kripe deti

kripe 1

 

 

To Top