Kulturë

Komedia “Kripë Deti” solli humor “me kripë” para publikut tetovar

Screenshot_20170708-190317

Komedia “Kripë deti” i dha mbrëmë Tetovës një performancë të shkëlqyer skenike. Një lojë aktoriale kreative, dinamike e mbushur me shumë situata komike të projektuara me sens nga regjisori i shfaqjes, Nehat Memeti.

Aktorët Linda Shabani, Azra Sallahi, Burhan Amiti dhe Elmir Sejfullau treguan një performansë  që publiku tetovar do ta mbajë mend gjatë kohë.

Një tekst i ndërthurur ngjeshur me befasi shpërthyese, i cili ishte vënë me kreativitet në pentagramin e lojēs së aktorëve. Secili në lojën e tyre u dallua për interpretimin origjinal dhe të komponuar me shfaqjen në tërësi. Një mishërim i plotë me rolet e tyre që komunikuan natyrshëm me publikun. Përmbi fate të trishta, të heshtura paraprakisht ishin vendosur situata që prodhonin komiken, ato situata të pazanshme që e ushqejnë të qeshurën me befasi dhe të papritura tjera të kontekstualizuara në situata komike.

 

Një interaksion dinamik me publikun, i cili bëhej pjesë e këtyre situata sa të rēndomta po aq magjike për komedinë si zhanër. Një komedi e pranuar mirë nga publiku, e projektuar me kreativitet regjisorial dhe me lojë tipike të mishëruar me gjithë atë që përfaqēson komedia: një shmangie, një situatë aksidentale, një përkim i beftë, një doskurs i sinqertë që prodhon shkëputjen nga normalja dhe futjen në botën e komikes…

To Top