Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar me charter dje drejt Torinos për të ndjekur ndeshjen Juventus-Lazio. Ai para se të fluturonte drejt Torinos, ishe kthyer me helikopter nga Vlora në Tiranë.

Vizita në Itali, nuk ishte një vizitë zyrtare dhe meqë kishte edhe ndeshje, kryeministri i vendit me të varfër në Europë ndoqi edhe ndeshjen.

Ishte një udhëtim special me charter që akoma nuk dihet kush dhe pse ia pagoi, për të parë ndeshjen e Juventusit dhe për të bërë një foto me njërin ndër futbollistët më të paguar në botë, dhe më pas për t’ju shitur mend në rrjetet sociale shqiptarëve të varfër.

Edhe pse shumëkush, foton e Ramës me Ronaldon do ta merrte me sportivitet, e vërteta është krejt ndryshe.

Kryministri i një vendi të varfër, të zhytur në borxhe, korrupsion dhe papunësi të lartë, ka luksin të udhëtojë me charter drejt Italisë për të parë një ndeshje futbolli dhe më pas t’i shesë mend popullit të tij të varfër se kush është ai dhe se ai është aq VIP sa bën foton foto edhe me Ronaldon.

E vërteta është që ajo është një sjellje e shëmtuar, e pashpirtë, por edhe qesharake. Eshtë si ato fotot e adoleshentëve ose të rriturve të të paplotësuar dhe me komplekse që gezohen sa herë që bëjnë foto me dikë më të njohur se ai dhe e ndjejnë të nevojshme ta ndajnë me të tjerët dhe bashkë me ta të gëzohen edhe të tjerët.

Pa diskutuar fare anën morale dhe ligjore të udhëtimit me helikopter drejt Tiranës dhe me charter drejt Torinos, vetëm fotoja e kryeministrit të lumtur të shtetit të varfër që takon Ronaldon e pasur dhe mburret me këtë, mjafton për të kuptuar dimensionin tragjikomik të situatës në të cilët ndodhet ky vend dhe qeveria që e drejton atë. /albeu.com/

Loading...