Ambasadori i Rusisë në Maqedoni Oleg Shqerebik, veprimet e Shqipërisë zyrtare për Ligjin për gjuhët, i ka quajtur si përzierje e Shqipërisë në punët e brendshme të Maqedonisë.
Ai tha se kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndëretnike duhet pasur shumë kujdes ngase janë tema shumë te nxehta dhe vendet duhet të përmbahen.
“Politikë të tillë e zbaton Rusia. Federata Ruse është multietnike dhe multikonfesional. Ne kemi përvojë të bashkëjetesës shumë vjeçare. Përvoja jonë thotë se për çështje të tilla duhet të jemi të vëmendshëm sepse janë çështje delikate”, tha ambasadori Shqerebak, raporton SHENJA.

Loading...