Komisioni do ta hetojë punën e Agjencisë për film që lejoi filmin ku njëlloset UÇK-ja

“Nëse një skenar katër herë është kthyer dhe është nënvizuar cila pjesë e skenarit nuk është e mirë, personat që janë recensentë këtu kanë shumë vërejtje konstruktive dhe kanë dhënë shumë pak pikë… Si është realizuar ky film, do ta zbulojë inspektorati”, tha Gorjan Tozja, drejtor i agjencisë për film.

Në bazë të asaj që e thotë drejtori aktual i Agjencisë për Film, në kohën e qeverisjes së kaluar, çdokush ka bërë çfarë ka dashur. Mundësinë se do të dalë edhe ndonjë film i tillë si “Mashtrimi i Krishtit” nuk e mohon as ministri aktual, Asaf Ademi. Sipas asaj që e thotë drejtori i Agjencisë për Film, Gorjan Tozja, filmi ende nuk figuron si i përfunduar, kurse është i habitur me faktin se si ka mundësi që ky skenar të ketë kaluar në momentin kur ka pasur disa vërejtje.

“E lexuam skenarin, e lexuam eksplikacionin e regjisorit… Dhe ju lutem, nëse më keni dhënë skenar dhe eksplikacion të regjisorit duhet të përmbaheni dokumentit.
24:58- Nëse ju e lexoni eksplikacionin e regjisorit dhe kur ta lexoni skenarin, nuk e ndjeni momentin se janë të patjetërsueshme këto skena që filmi të zhvillohet, apo ta arrijë vlerën artistike”, u shpreh Gorjan Tozja, drejtor i agjencisë për film.

Ai thotë se me këto skena dikush qëllimisht ka dashur të bëjë probleme. E ministri Asaf Ademi, ka dërguar inspektoratin në Agjenci, të cilët duhet ta verifikojnë se si ky film ka kaluar. Ai tha se është ndjerë i ofenduar edhe si shqiptar kur i ka parë këto skena.
Megjithatë, partitë politike shqiptare, nuk kanë qëndrim të unifikuar rreth kësaj çështjeje dhe do të presin intervenimin e inspektoratit për ta tërhequr filmin.

“Nuk kam biseduar… Me sekretarin shtetëror kemi kontakte normale. Nuk kemi ndonjë agjendë të unifikuar, mirëpo ne flasim ajo çka na e mundëson ligji. Ligji më jep mundësi që unë si Ministër i Kulturës, të themeloj komision që do të kryej inspektim të jashtëzakonshëm në Agjencinë për Film”, tha Asaf Ademi, Ministër i Kulturës.

Ndërkaq regjisori i filmit, Jane Bojaxhi, vlerëson se nuk ka pasur nevojë që të konsultohet me askënd për filmin, sepse është artist, e jo politikan. Skenat kontroverse të filmit nuk nuk janë frymëzuar duke folur me viktimat, por janë pjesë imagjinare e cila quhet “play fiction”.

“Skena e cila më së shumti komentohet, është ajo pjesa me përdhunimin dhe pjesa ku vriten civilë. Desha të pyes shkurtimisht se nga e keni marrë inspirimin për atë skenë? A keni folur ndoshta me viktima apo është vetëm thjeshtë pjesë e skenarit?

Bëhet fjalë për film artistik. Ai nuk është dokumentar. Unë si autor nuk kam kurrë farë detyrimesh, nuk jam politikan, nuk kam program politikë, ky është “play fiction”. Unë nuk kam detyrime ndaj askujt që të këshillohem, të bisedoj, për shkak se s’kam nevojë , dhe nuk jam as i detyruar për një gjë të tillë. Unë jam artist. Por kam biseduar, jam takuar. Në film nuk ka asnjë sekuencë ofendimesh ndaj dikujt, aq më pak ndaj shqiptarëve. Filmi duhet të shikohet, të shihet konteksti, e më pas të bisedohet. Filmi zgjat 150 minuta, nëse shtatë minuta dikush i nxjerrë nga konteksti dhe flet për një film i cili zgjat 150 minuta, atëherë ai person nuk ka lexuar dhe nuk ka qëllime të mira…”, u shpreh Jane Bojaxhi, regjisor i filmit “MASHTRIMI I KRISHTIT”.

Përveç ministrit Ademi, asnjë funksionar i lartë i BDI-së nuk u prononcua. E pyetëm ministrin Ademi, por edhe ai nuk dha përgjigje konkrete.
G:Besoj që e keni pa filmin që po sillet shumë në internet… Edhe pse nuk jeni nënshkrues i filmit, si anëtar i partisë që buron prej UÇK-së, a u turpëruar kur e patë atë film?
A.A: Sigurisht që ne jemi për një veprimtari artistike profesionale në të cilën përshkruhet realiteti. Sigurisht që nuk mund të pajtohemi me përmbajtjen e një filmit të tillë.

Në bordin e Agjencisë së Filmit nuk ka pasur asnjë shqiptar, ndërkohë që tani ka vetëm një./TV21

Loading...