Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker deklaroi se BE-ja planifikon ta heqë zhvendosjen nga llogaritja verore në llogaritjen dimërore të kohës. Vendimi vjen pasi shumica e qytetarëve të anketuar të BE-së kanë thënë se duhet të hiqet zhvendosja e akrepave të orës.

Junker sot deklaroi se vendimi është sjellë pasi shumica e madhe e qytetarëve të BE-së – fillimisht nga Gjermania – të cilët marrin pjesë në hulumtimin për këtë çështje, kanë kërkuar heqje të ndryshimeve gjatë llogaritjes së kohës.

Mbi 80 për qind e të anketuarve e kanë mbështetur heqjen e zhvendosjes së akrepave të orës në verë dhe në dimër, që u zbatua midis 4 korrikut dhe 16 gushtit. Rreth 4,6 milionë e njerëzve morën pjesë në onlajn sondazhin, me çka ai është më i madhi në historinë e BE-së. Në sondazh morën pjesë rreth tre milionë gjermanë.

Duke folur për radiodifuzerin publik gjerman ZDF, Junker tha se do të kryejë presion për heqjen e zhvendosjes së akrepave të orës dhe se Komisioni për këtë do të vendosë sot.

“Ne zbatuam një sondazh, miliona persona u përgjigjën dhe besojnë se në të ardhmen, verë duhet të jetë gjatë tërë vitit dhe ajo është ajo që do të ndodhë”, ta Junker për ZDF, duke shtuar: “nëse njerëzit e dëshirojnë këtë, ne do ta bëjmë”.

Pasi propozimi do të dorëzohet, Komisioni Evropian, trupi më i lartë ekzekutiv i BE-së, do të duhet të pajtohet me masën dhe të propozojë propozim-ligj për heqjen e masës për kursimin e kohës. Parlamenti Evropian dhe 28 vendet-anëtare të Unionit, gjithashtu, do të duhet ta miratojë masën.

Loading...