Komisioni i Mandateve në Parlament votoi që t’i merret mandati Nikolla Gruevskit. Shumica e deputetëve në sallën e komisionit votuan për marrjen e mandatit, raporton SHENJA.

Pesë deputetët votuan “pro” marrjes së mandatit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, nga gjithsej nëntë anëtarë.
Tani procedura kalon në seancë plenare.
Që t’i merret në mënyrë definitive mandate Nikolla Gruevskit, në seancë plenare duhet të votojnë 81 deputetët.

Loading...