Komisioni për Çështje të Mandatit dhe Imuniteti i dha dritë jeshile propozimit për marrjen e mandatit deputetit, Nikolla Gruevski. Gjashtë anëtarë nga gjithsejtë 9 sa numëron ky komision votuan pro, marrjes së imunitetit deputetit Nikolla Gruevski. Deputetët e VMRO-DPMNE-së braktisën seancën e Komisionit për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit dhe nuk morrën pjesë në debate. Ndërsa paraprakisht në emër të grupit të ri parlamentar, grupit të pavarur të VMRO-DPMNE-së u drejtua Sashe Vasilevskiu, i vlerësoi se debati i sotëm ishte i përshpejtuar, pas vjen menjëherë pas formimit të trupit për pajtim kombëtarë.

“Vlerësoj se debatet e këtilla janë të mira, unë i arsyetoj por qëndrimi jonë është se dje në Kuvend për herë të parë që nga pavarësimi hapet proces i një trupi të rëndësishëm ku do të shtrihet dora e pajtimit mes të majtës dhe të djathtës, në kontekst të kësaj vlerësojmë se debati i sotëm është i përshpejtuar, qëndrimi jonë është kundër”.

Loading...