Komitet Maqedoni-Greqi, Muhamedi: Komitet i fshirjes së referencave identitar-historike të albanitetit në Maqedoni

Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë duke u bazuar në piakatë e marrëveshjes së Perspës, nga formuar një Komision të përbashkët që do të merret me korrigjimin e kontesteve historike në librat shkollor të historisë dhe gjeografisë. E gjithë kjo është normale, nëse bëhet në parimin e fqinjësisë së mirë, por ajo që vë në dilemë gjithë këtë angazhim të mirë është fakti se në këtë komision ndër-qeveritar maqedono-grek nuk ka asnjë shqiptarë, shkruan Zhurnal.

“Që nga viti 2001 e këtej ndër më shqetësueset për t’u zgjidhur, por e cila, mjerisht e turpërisht për gjithë botën arsimore e akademike shqiptare, mbeti njëra ndër çështjet më të eklipsuara nga ana shqiptare, dhe njëra ndër çështjet që u fut si pyka më aktive e ideologjisë arsimore sllave në sistemin “unik” (asimilues) arsimor të Maqedonisë, bazat e së cilës u vunë në vitet 80 me Savo Klimovskin, mbi bazë unike, pikërisht unike të premisave gjithë sllavizues të ideologjisë sllavizuese ndaj popujve jo bullgarë dhe jo rusë që e ndërmori aparati ideologjik i Teodor Zhivkovit dhe i Brezhnjevit. Mjerisht, ajo ideologji në Shtetet postsovjetike që lindën atje u shemb, ndërsa këtu, edhe pas MO vazhdon e paprekur, bile duartrokitet nga ministra shqipfolës si “vlerë kohezive” e këtij shteti dhe tash, si u tha dje në akademinë e shkencave, do jetë “identitet i të gjithë qytetarëve, dhe identitet shtetëror..”, thotë për Zhurnal, studiuesi dhe analisti Nijazi Muhamedi.

Sipas tij, ajo që do bëjë komisioni miks greko-maqedon në vijë të zbatimit të plotë të MP është rekomandim që rrjedh prej MP, por ekspertët greko-maqedonas do ta kenë edhe njëherë kënaqësinë e tyre të Light antishqiptare që të ulen bashkë e të definojnë më thellë dhe institucjonalisht jo vetëm mekanizmat e futur në MP në mohimin gjer në fshirje të referencave identitar-historike të albanitetit në Maqedoni, por edhe ta konsolidojnë dhe afirmojmë që nga mosha 7 vjeçare gjer në 77 çarjen e madhe identitar e ndërmjet shqiptarëve në Maqedoni dhe identitetit panshqiptar, duke socializuar “identitetin e ri” zyrtar të sllavizuar etnikisht e politikisht të shqiptarëve në Maqedoni nga shkolla gjer në dy Universitetet dygjuhëshe(pra, jo shqiptare si manipulohet).

“HISTORIA, posaçërisht, dhe gjeografia sidomos, po muzika, njohuri natyra, janë bazat dhe kryereferencat mbi të cilat ngritet, evoluon dhe afirmohet një identitet etnokulturor që ngritet në identitet kombëtar. Rrënimi i këtyre bazave dhe kryereferencave në sistemin arsimor në Shtetet multietnike përbën rrënimin e mohimin e identitetit të popullit që ndajnë një shtet me tjetrin…”, thekson Muhamedi.

Rrënuesi, shkatërruesi identitar në mësimdhënien

Ai thotë se në gjuhën shqipe në Maqedoni është pra kjo ideologji arsimore brezhnjevo-zhivkoviste që e ruan Maqedonia dhe instrument i saj, si model po ashtu i huazuar prej tyre është edhe Ligji për përdorimin dhe mbrojtjen e gjuhës maqedonase(1998),nën juridiksionin e të cilit, nën tutelën e të cilit është vënë.

“E drejta e arsimit të cunguar identitar “e komuniteteve, dhe që është ligj i cili po ashtu ndalon të drejtën e pakontestueshme që duhet ta kenë shqiptarët për themelimin e entit të teksteve mësimore në gjuhën shqipe. Nga ky moslejim i entit dhe shtëpisë botuese të teksteve mësimore shqipe, Enti botues kolonial dhe asimilues “Prosvetno Dello” mbledh çdo vjet në gusht nga 100 milionë euro”, vlerëson për Zhurnal, Nijazi Muhamed, studiues dhe analist.

Përndryshe, më 10 shtator është formuar Komitet i përbashkët interdisiplinar i ekspertëve (KPIE) për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Loading...