Shumë prodhues të telefonave kanë zbuluar planet se janë gati për të hyrë në treg me rrjetin më të ri, 5G.

Carl Pei, bashkëthemeluesi i OnePlus, ka thënë se kompania e tij do të jetë ndër të parat që do të sjellin pajisje që përkrahin këtë rrjet. Me gjasë, telefoni i parë i kësaj kompanie me rrjetin 5G do të quhet OnePlus 7.

Në një konferencë që po mbahet në Hong Kong, Cristiano Amon, presidenti i Qualcommit, njoftoi se të paktën dy pajisje 5G do të vijnë më 2019, përfshirë OnePlusin. Ky telefon do të dalë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

HMD Global, LG, Motorola, Oppo, Sony, vivo dhe Xiaomi janë kompanitë tjera që do të lansojnë telefona të tilla.

Në mesin e emrave të mëdhenj mungojnë Samsungu, Apple e Huawei.

Loading...