Kompania e struganit në Zvicër hap qesën për Selën: Mbulon harxhimet e të gjithë mërgimtarëve që duan të votojnë

Kompania ISOMAT GMBH me seli në Zvicër në pronësi të një biznesmeni nga Velesha e Strugës ka bërë të ditur se do të mbulojë harxhimet e të gjithë mërgimtarëve që do të udhëtojnë dhe ata që duhet të udhëtojnë nga Zvicra për të votuar më 29 tetor për Ziadin Selën.

”Të nderuar qytetar të Strugës dhe rrethinës kush është i interesuar per te udhetuar per të votuar në raundin e dytë për Dr. Ziadin Selen dhe Aleancën, bileta është e pagume nga ISOMAT GmbH .Udhëtimi behet nga “Zürich -Flugafen” të interesuarit të lajmërohen në 079 949 97 76”thuhet në njoftimin e kësaj kompanie dërguar edhe në INA.
Nga kjo kompani theksojnë se struganët duhet të mobilizohen gjithandej për ti dhënë përkrahje të fuqishme Selës në ditën e zgjedhjeve.

 

Loading...