Kompania kineze “China Pacific” do të ndërtojë autostradën Shqipëri-Mal i Zi

Kompania kineze “China Pacific Construction Group” do të ndërtojë autostradën Mal i Zi – Shqipëri, me vlerë 1.72 miliardë Dollarë.

Ndërtimi i autostradës 280 kilometra e gjatë do të nisë në gjysmën e dytë të vitit 2016 dhe pritet që të përfundojnë në vitin 2018. Kjo marrrëveshje është bërë publike nga Presidenti i kompanisë Yan Jiehe në një konferencë për shtyp në Pekin. Ai shtoi se kompania do të përdorë tarifat e rrugës si kolateral, por financimi duhet ende që të finalizohet.

Loading...