Kompania “Zegin” nuk ndalet me aktivitetet e saj humanitare: Kësaj here dhuron dy kompjuter për persona me nevoja të veçanta.

Sot, në ditën e madhe për qytetin e Ohrit, 7 nëntor, dita e clirimit të Ohrit nga okupatori fashist, Shoqata për mundësi të barabarta të personave me nevoja të veçanta SOS Balkan Media Ohër, ka pasur një aksion të ri humanitar bashkërisht me kompaninë “Zegin, barnatorja e juaj e familjes”.

Shoqata për mundësi të barabarta të personave me nevoja të veçanta SOS Balkan Media Ohër dhe përfaqësuesi i kompanisë “Zegin barnatorja juaj e shtëpisë”, e përfaqësuar nga zonja Gordana Ampova-menaxhere e marketingut, Komunës së Ohrit ia dhuruan dy kompjuter personal, prej të cilëve njërin për personat me shikim të dëmtuar dhe tjetrin për personat me handikap trupor. Bëhet fjalë për një prej donacioneve të mëdha me të cilën Komuna e Ohrit do të jetë e para në R.M. e cila do ta zgjidh problemin e vazhdueshëm të personave me nevoja të veçanta.

Kompjuterët personal do të janë pjesë e përcaktimit të ri të Komunës së Ohrit për zgjidhjen e problemit të personave me nevoja të veçanta, ku në një vend do të vendosen të gjitha kërkesat tjera, ndërsa në procedurë të mëtutjeshme, të gjitha organet e komunës ndaj këtyre personave menjëherë duhet që t`i përgjigjen kërkesave të tyre.
Kryetari i Komunës së Ohrit, dr.Jovan Stojanovski shprehu falënderim të madh deri te kompania “Zegin- barnatorja juaj e shtëpisë” për donacionin e vlefshëm, duke iu falënderuar për aktin human dhe dëshiroi bashkëpunim të ardhshëm me kompaninë.

Shoqata për mundësi të barabarta për persona me nevoja të veçanta në medie SOS Balkan Media Ohër, shprehu falënderim të posaçëm për kompaninë “Zegin barnatorja juaj e shtpisë” për donacionin i cili ka rëndësi të madhe për personat me pengesa në shikim dhe pengesa trupore.

Loading...