Përveç Bujar Osmanit, Arbër Ademi do të bëhet funksionari i dytë në Qeverinë e Zaevit që i ka shërbyer Gruevskit në Qeverinë paraprake.

Në Kuvendin pritet që gjatë ditë së sotme të dorëzohen biografitë dhe CV-të e ministrave dhe zëvendësministrave të ri të Qeverisë Zaev. Jozyrtarisht mësohet se rokada e madhe mes partnerëve të koalicionit do të bëhet mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Arsimit. Zv/ministri i arsimit Arbër Ademi mësohet se do të drejtojë dikasterin e Arsimit ndërsa ministrja aktuale Renata Deskoka, mësohet se do të synoj të parën e Ministrisë së Drejtësisë. Burimet thonë se karrigen e Arbër Ademit do ta marri deputeti aktual i LSDM-së Petar Atanasov. Ndërsa posti i sekretarit shtetëror të Ministrisë së Drejtësisë i cili kohë më parë i takonte Zulfi Adilit nga Aleanca për Shqiptarët, mësohet se do i kalojë Lëvizjes Besës të Afrim Gashit. Ndërkaq zëvendësministri aktual i Drejtësisë Oliver Ristoski do të vazhdoj të mbaj funksionin që i është besuar.

Urologu Asim Musa nga radhët e BDI-së, dega Strugë, mësohet të jetë zv/ministri i ardhshëm i Shëndetësisë. Derisa më parë u bënë publike se ekonomisti dhe ish deputeti Bardhyl Dauti nga PDSH-ja do të udhëheq me Ministrinë për Investime të Huaja ndërsa Musadik Beqiri nga e njëjta parti, do të jetë i dyti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Lëvizjes Besa të Afrim Gashit i është besuar Ministra e Kulturës me të cilën do të udhëheq Asaf Ademi, ndërsa mëshohet se partia e Gashit synon edhe një zëvendësministër. Jozyrtarisht mësohet se ish kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski po lufton me Partinë e Gashit për postin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, post ky i cili Zhernovskit i ishte premtuar kohë më parë.

Alsat M/ Besian Leka

Loading...