Nga Komuna e Gostivarit sot kanë reaguar duke thënë se BDI-ja arriti që me anë të presioneve të ndryshme mbi qeverinë Zaev, t’ia merr kompetencat në arsim kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

“Së fundmi, në Shkollën e Mesme të Mjekësisë, drejtori Agron Alili, më datë 23.04.2018 shpalli konkurs për vende pune për kohë të caktuar deri më 31.08.2018, për vendet e njëjta të punës në të cilat paraprakisht janë të angazhuar profesorë dhe pedagogu i shkollës, me kontratë nga 18.01-31.08.2018”.

Po ashtu shtojnë se duke marrë parasysh se drejtori hap konkurs pune pa pasur nevojë urgjente apo mungesë kuadri, në kohën që ka mësimdhënës të angazhuar për periudhën e njëjtë kohore, ai bën shkelje ligjore, e cila s’ka tjetër se si të shpjegohet përveç se me revanshizëm politik, i cili rëndë dëmton ecurinë kualitative të procesit mësimor dhe të drejtat e punëtorit që është në marrëdhënie të punës.

Ndërsa kërkojnë publikisht, edhe në formë institucionale nga organet kompetente si Inspektorati shtetëror për arsim, Inspektorati për punë, Avokati i popullit etj. mbrojtjen e mësimdhënësve dhe pedagogut të Shkollës së mesme të mjekësisë “Gostivar”.

Loading...