Komuna e Likovës hap edhe dy tenderë me vlerë 70 mijë euro

Javën e ardhshme do të dalin mbi 70 mijë euro nga buxheti i komunës së Likovës për ndërtim të kanalizimeve. Sipas asaj që figuron në byronë për furnizime publike, Sadulla Duraku, pak para se ta lejë postin e kryetarit të komunës ka shpallur ankande për ndërtimin e kanalizimeve të fshatit Hotël dhe të fshatit Vaksincë të cilat do të realizohen ditëve në vazhdim. Përzgjedhja e kompanive që do të zhvillojnë punimet për ndërtimin e kanalizimeve do të bëhet më 5 dhe 6 qershor kur dhe mbyllen ankandet.

276 euro do të paguhen punimet e kanalizimit të fshatit Hotël. Sipas informatave që figurojnë në Byronë për Furnizime Publike, punimet e kanalizimit duhet të fillojnë më 15 qershor dhe të mbarojnë më 3 gusht.

Kanalizimi i fshatit Vaksincë do të kushtojë 50.407 euro pa TVSH. Punimet e kanalizimit duhet të fillojnë më 20 qershor dhe paralelisht të mbarojnë më 8 gusht të këtij viti kështu që të dy kanalizimet në një periudhë të caktuar do duhet të zhvillohen paralelisht.

Ankandii kanalizimit të fshatit Hotël është publikuar më 5 maj ndërsa ai i Vaksincës më 8 maj.

Kujtojmë se 3-4 ditë para mbarimit të mandatit, kryetari i Likovës Sadulla Duraku ka shfrytëzuar mundësinë për të shpallur tenderë shpejtë e shpejtë për servisim kompjuterësh, për blerjen e mjeteve për zyra e për pllaka bekatoni që në total përbënin mbi 100 mijë euro të harxhuara vetëm brenda një jave. Në tenderat e Likovës vëreheshin edhe shumë dallime në çmime për shërbime të njëjta. Nëse sivjet Likova kishte paguar 2500 euro për servisim komojuterësh, një vitë më parë ky shërbim banorëve të Likovës u kishte kushtuar 6 mijë euro./Shenja/

Loading...