Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, thotë se objekti i vjetër i komunës nuk është shenduar në deponi, por si pikë ku grumbullohen mbeturinat dhe pastaj transportohen në destinacione të ndryshme. Këto komente Bexheti i ka bërë përkundër pamjeve të siguruara nga kamera e Almakos, e cila pardje ka regjistruar stogje me mbeturina te komuna e vjetër. Ai mohon të deponohen mbetjet në lokacionin në fjalë, por nuk përjashton mundësinë të ketë pasur ndonjë problem teknik në sistemin e mbledhjes dhe trajtimit të mbetjeve.

“Mbeturina nuk ka, nuk është e mundshme vetëm nëse ka pasur ndonjë difekt kamioni. Ndodh që ka pasur edhe ndonjë shkarkim ose ngarkim ajo është tjetër”, deklaroi Bexheti, për Almakos.

Sipas tij, komuna bënë mbikëqyrje të vazhdueshme të Ndërmarrjes Publike “Saraj” e cila përkujdeset për pastërtinë publike.

Burime të Almakos, pohojnë se komuna nuk i dërgon mbeturinat në deponinë e Drsillës sepse nuk dëshiron të paguajë për shërbimin.

“Komuna i ka tubuar mbetjet aty sepse nëse i dërgon në Drislla duhet të paguaj. Në të kundërtën komuna i dogji me dënime banorët që hedhin mbeturina në rrugë”, thonë burimet tona.

Përndryshe Almakos publikoi pamjet nga objekti i i vjetër të komunës, ku deponohen mbetjet. Mostrajtimi i duhur i mbetjeve ndot ambientin jetësorë dhe paraqet rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Loading...