Komuna e Shutkës, makina të reja në vlerë 32 mijë euro

Kryetari i Komunës së Shuto Orizarës, Kurto Dudush përtëriu parkun e vozitjes së Komunës me dy makina të reja. Përzgjedhja është bërë për brendin francez Citroen – C4 Kaktus dhe CR Fil. Makinat janë siguruar përmes lizingut operativ, ndërsa Shuto Orizara do t’i shfrytëzojë në pesë vitet e ardhshme. Në tender ka pasur vetëm një ofertë – atë të ndërmarrjes Autonova. Për dy makinat nga arka komunale do të shpenzohen 32 mijë euro. Dy automjete do të jenë ngjyrë metalik. Do të kenë radio të instaluar në fabrikë, me monitor 7 inçës, por edhe drita të pasme led me efekt 3D. Modeli më i vogël Citroen C3 kushton 14 mijë euro, derisa më i madhi C4 Kaktus kushton 18 mijë euro. Qëndrim lidhur me nevojën për makina të reja, kërkuam nga kryetari i komunës i cili është nënshkrues i kontratës për furnizimin e makinave. Kurto Dudush fillimisht sqaroi se kryesia e mëparshme ka blerë makina të njëjta. Kur ai ka marrë postin e kryetarit, makinat kanë qenë të shkatërruara dhe nuk kanë qenë për vozitje. Në pyetjen nëse buxheti i komunës është në kondicion për përtëritjen e parkut vozitës, Dudushi e ndryshoi tonin. Në pyetjen pse janë furnizuar makinat, vërejti nënçmim ndaj bashkësisë rome./Alsat

Loading...