Komuna reagon ashpër dhe dënon manipulimin klasik të opinionit publik nga institucionet në varësi të pushtetit qendror. Propaganda qeveritare dëshiron që të mbulojë padrejtësitë në investime dhe diskriminimin etnik.

“Përkatësisht, për milionat e hedhura në investime në Ohër përgjatë këtyre 2 viteve e sidomos në javën e fundit me pishinën e mbyllur olimpike dhe pallatin e kultures, në raport me  anashkalimin në Strugë, qeveria mundohet që ta zhvendosë vëmendjen tek problemi shumëvjeçar me ujin e pijshëm.

Ku janë deputetët e njësisë nr. 5? Pse heshtin? Pse hesht deputeti i zëshëm që flet vetëm kur vjen puna të vjedh meritat e Komunës së Strugës?”, pyesin nga komuna e Strugës.

Mënyra se si zhvillohen ngjarjet na jep arsye të dyshojmë së pari në (pa)vërtetësinë e analizave.

“Nga ana tjetër, praktika e njoftimit të rezultateve për cilësinë e ujit është kthyer në një tragjikomedi të vërtetë.

Së pari njoftohen televizionet pro-qeveritare, përpunohet dhe del lajmi, kurse vetëm pas 3 ditëve, pra e fundit njoftohet zyrtarisht Komuna e Strugës.

Kjo praktikë e përsëritur disa herë është e papranueshme.

Nuk mbulohet dielli me shoshë. Nuk mundet që dy vite me padrejtësi, diskriminim dhe standarte të dyfishta, 2 vite me grabitje mjetesh  në dëm të qytetarëve të Komunës së Strugës të mbulohen nga një lajm që së pari duhet të njoftohet zyrtarisht komuna”, theksohet në komunikatën e komunës së Strugës.

Loading...