Struga“Në shenjë solidariteti me dhimbjen e qytetarëve nga Tetova për humbjen e jetëve njerëzore nga vërshimet përmbytjet e fundit, Komuna e Strugës anulon koncertin e Ansamblit ‘’Shota’’ që do të mbahej në qendër të qytetit në kuadër të verës kulturore shqiptare. Duke ndarë dhimbjen me çdo person të prekur në këtë tragjedi ne solidarizohemi me ditët e zisë të shpallura nga Këshilli i Komunës së Tetovës dhe kjo është më e pakta çka ne mund të bëjmë. Duke patur parasysh mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve dhe vetë ansamblit vendosëm , që koncerti i dates 6 gusht të mos realizohet” thuhet në kumtesën e lëshuar nga Komuna e Strugës.

Loading...