Struga ka 5 deputetë, që në të vërtetë nuk bëjnë as 5 pare.  Ne edhe më herët kemi denoncuar qasjen selektive, diskriminimin, duke i trajtuar ca të nënës e ca të njerkës komunat, ku shpesh vërehen dallimet në investime dhe qasjen me problemet në arsim. Por, tashmë po kapërcehen limitet.

Jo më larg se dje Kryeministri , Nikola Gruevski, bëri atë që di të bëjë më mirë, të diskriminojë.

Ai inaguroi punimet e pishinës së re në Ohër me përmasa olimpike, 5 milionë euro investim, ndërkohë që pishina e Strugës qëndron në kushte të mjerueshme.

Sa i përket deputetëve të Strugës, edhe ata dinë të bëjnë diçka mjaft mirë, të heshtin, kurse njëri prej tyre përveçse nuk sjell investime kapitale vjedh punën e Komunës së Strugës.

Pyesim: Pse u ka ikur zëri, pse fshihen kur anashkalohet Struga?

Struga  ka dhuruar shumë sportistë kampionë të sporteve të ujit. Ky diskriminim i turpshëm veç se nxjerr në pah bashkëpunimin perfekt mes VMRO-së dhe BDI-së kundër Strugës, thuhet në kumtesën e Komunës së Strugës.

Loading...